“Reminishencë e diktaturës”, heqja e vizave me Kinën, reagon Tritan Shehu: Gabim i pafalshëm politik

Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar mbi heqjen e vizave me Kinën.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu e ka quajtur një gabim i pafalshëm politik i cili do këtë pasoja të rënda për Shqipërinë, teksa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është duke kaluar VKM për heqjen e vizave me Kinën.

Sipas tij, Rama për të “zezën” e shqiptarëve po na drejton drejt Kinës, nën shembullin e Serbisë dhe kjo është reminishence e diktaturës

Statusi

“Heqja e vizave me Kinën, një gabim i pafalshëm politik, me pasoja te renda për Shqipërinë!

Ne vazhdim te drejtimit lindor te trajektores se Rames.

Rama kalon VKM për heqjen e vizave me Kinën!

Asnjë vend i NATO dhe BE nuk ka bere deri tashti një veprim te tille.

Në Evrope vetëm Serbia e Bosnja kanë një regjimet tille me Kinën.

Ndërsa ne Bote janë vetëm 36 shtete.

Një veprim ky i rrezikshëm për sigurinë tone si Shqipëri e si anëtar i NATO.

Një sinjal ky tejet negativ për BE dhe rrugën tone te integrimi.

Një “fotokopje” e qëndrimeve te Vuçiç, qe bie ndesh me interesat tona.

Një rrezik me shume për ne, për tu “rritur” si qendër influencash kineze, spiunazhi te saj etj drejt Rajonit…

…Për tu “fuqizuar” si baze trafiqesh!

Shqiptaret kane nevoje e dëshirë qe tashme mbasi Qeveria Berisha liberalizoi vizat me vendet Shengen, te beje te njëjtin hap me ShBA, Britaninë etj te ngjashme.

Ndërsa Rama për të “zezën” tone na drejton drejt Kinës, nen shembullin e Serbisë.

Turp i madh ky, edhe si reminishence e diktaturës!”, ka shkruar Shehu.

Arena e Lajmit

“Reminishencë e diktaturës”, heqja e vizave me Kinën, reagon Tritan Shehu: Gabim i pafalshëm politik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook