Saida Dollani zgjidhet zëvendëskryetare e GJKKO-së

Gjkko

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e mbajtur nën drejtimin e zëvendëskryetares së Gjykatës, Nertina Kosova më datë 23.12.2022, zgjodhi zëvendëskryetaren e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Saida Dollani.

Gjyqtare Saida Dollani, merr detyrën në përfundim të mandatit të zëvendëskryetares Nertina Kosova, e cila ushtroi detyrën e zëvendëskryetares së Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës nga data 23.12.2019 deri më datë 23.12.2022.

Magjistrate Saida Dollani ushtron funksionin e gjyqtares së gjykatës së apelit që nga data 05.04.2004, fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda (05.04.2004-19.12.2019) dhe nga 19.12.2019 dhe në vazhdim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar.

Sipas procedurës së diktuar nga ligji nr. 98/2016, “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të Vendimit nr. 7, datë 21.12.2018 “Rregullore për miratimin e rregullave për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të gjykatave” të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Saida Dollani zgjidhet zëvendëskryetare e GJKKO-së

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook