Selanik, goditet një linjë e trafikut të drogës nga Shqipëria, sekuestrohen 74 kg marijuanë

5460262d 2249 49a4 A42e 5d6a58abd0b1

Mbi 35 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia greke në Stavroupoli të Selanikut, ndërkohë që në pranga ka rënë një çift shqiptarësh.

Mesditën e djeshme, gjatë kontrollit të mjetit që drejtohej nga një 42-vjeçar shqiptar, policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 35 pako që përmbanin 35 kg 692 gram marijuanë.

Gjatë kontrollit të banesës së tij dhe të një shqiptareje 44 vjeçe, po në të njëjtën zonë, u gjetën dhe sekuestruan edhe 38 kg 117 gram marijuanë, 1 peshore elektronike, pajisje ambalazhi, 820 euro dhe 2 celularë. U sekuestruan edhe 2 automjete që përdoreshin nga 42-vjeçari shqiptar.

Siç rezultoi nga hetimi, të arrestuarit ishin anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar që importonte sasi të mëdha marijuane nga Shqipëria dhe kishin rolin e marrjes, transportit, fshehjes dhe trafikimit të mëtejshëm të sasive të marijuanës.

Prej fillimit të vitit, në zona të ndryshme të Greqisë, janë sekuestruar rreth 914 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Arena e Lajmit

Selanik, goditet një linjë e trafikut të drogës nga Shqipëria, sekuestrohen 74 kg marijuanë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook