Shqiptarët “pushtojnë” Spanjën/ Zbërthehet rrjeti i trafikut të drogës, kultivonin kanabis në “shtëpi bari”, 19 në pranga. Sekuestrohen rreth 25 mijë euro cash dhe…

Capture

Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një organizatë kriminale të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Si pasojë e operacionit 19 person a kanë përfunduar në pranga, shumica prej të cilëve shqiptarë.

Personat e arrestuar, katër gra dhe 15 burra, të moshës 21 deri në 43 vjeç, akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik narkotikës dhe mashtrim me energjinë elektrike.

Hetimet në lidhje me çështjen nisën që në nëntor të 2022, ku autoritetet evidentuan dy shtetas shqiptarë të cilët bënin një jetesë të shtrenjtë por nuk justifikonin të ardhurat.

Hetimet zbuluan ekzistencën e një organizate kriminale të strukturuar në mënyrë perfekte, dedikuar kultivimit dhe trafikimit të paligjshëm të marijuanës.

Hetuesit arritën të identifikonin drejtuesit e grupit kriminal, tre shqiptarë dhe një spanjoll, të cilët kryenin veprimtarinë e tyre kriminale në shtëpi të vendosura në zona të ndryshme të provincës së Valencias.

Pjesa tjetër e anëtarëve të organizatës merreshin me kultivimin e plantacioneve, në këmbim të strehimit dhe një pagese modeste.

Operacioni i policisë arriti kulmin më 8 dhe 9 mars, me kontrollin e dhjetë shtëpive të vendosura në qytetin e Valencias, Llíria, Ribarroja, Villamarxant, Montroi dhe Turís, duke lokalizuar plantacione marijuanë në faza të ndryshme rritjeje në shtatë prej tyre.

Të gjitha shtëpitë i kishin të mbyllura përgjithmonë grilat, me një numër të madh njësish të kondicionimit që punonin vazhdimisht dhe me instalime elektrike të lidhura ilegalisht në rrjet.

Hetuesit sekuestruan gjithsej 3,398 bimë marijuanë, 850 fara të kësaj lënde, 1 kilogram marijuanë të thatë, 88 gramë sytha marijuane të thata, 152 gramë kokainë, 25,530 cash, si dhe një motoçikletë të vjedhur.

Arena e Lajmit

Shqiptarët “pushtojnë” Spanjën/ Zbërthehet rrjeti i trafikut të drogës, kultivonin kanabis në “shtëpi bari”, 19 në pranga. Sekuestrohen rreth 25 mijë euro cash dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook