Spanja kthehet në “vatër” grabitjesh, i radhës që sulmohet është titullari i Realit të Madridit

Grabitësit nuk ndalen në Spanjë. Pas vjedhjes së orës së Levandovskit dhe ngjarjes së rëndë me Obamejangun, grabitësit e lojtarëve të La Ligas kanë lënë Barcelonën për t’u transferuar në Madrid.

karvahal

“Guardia Civile” në Spanjë ka bërë me dije se ka çelur një hetim për një tentativë grabitje në dëm të mbrojtësit të Realit të Madridit Dani Karvahal.

Sipas asaj çfarë ka bërë me dije “El Confidencial”, ngjarja ka ndodhur në orën 02:00 të 30 gushtit, kur një grup grabitësish të pajisur me leva dhe doreza hekuri kanë tentuar të futen në shtëpinë e Karvahalit.

Por këtë herë plani nuk ka funksionuar, pasi në shtëpi ka rënë alarmi, duke bërë që tre grabitësit të largohen. Vetë Karvahal e ka denoncuar rastin në policinë e Madridit, që po punon për identifikimin e grabitësve.

Arena e Lajmit


Spanja kthehet në “vatër” grabitjesh, i radhës që sulmohet është titullari i Realit të Madridit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook