Te Bylisi “shfryjnë” për shkodranin Preka/ Ja lista e plotë e ballshiotëve dhe të gjitha lëvizjet në merkato

Mbrojtësi 19-vjeçar, Marcelino Preka është zyrtarisht njëlojtar i Partizanit. Lajmin e ka bërë me dije i pari klubi i Bylisit me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku njofton akordin dhe shfryn ndaj disa menaxherëve, emrat e të cilëve nuk i bën të ditur.

Bylis Qardaku

DEKLARATA – Klubi ynë njofton shitjen e MarçelinoPrekës te klubi i Partizanit.Kishte një interesim konkretprej dy muajsh nga ana e drejtorit sportiv të klubit të Partizanit, Z. Elton Marini i deleguar nga presidenti i skuadrëssë kuqe, Z. Gazment Demi,për të hyrë në tratativa me klubin tonë dhe presidentin Besnik Kapllanaj për transferimin e Prekës.

Në parim marrëveshja ishte dakordësuardhe sot transferimi falëpërkujdesjes së klubit tonëdhe vetë presidentit BesnikKapllanaj, në bashkëpunimedhe me zyrtarët e klubit të kuq, është zyrtarizuar.

Duam të sqarojmë se grupe të ndryshme menaxheriale kanë tentuar të infiltrohen në këtëmarrëveshje, por çdo gjë është arritur falë marrëveshjesmidis dy klubeve. Deri më sottë gjithë menaxherët kanë pasur vetëm fjalë dhe asgjë konkrete lidhur me lojtarin në fjalë. Nga sot, Marçelino Preka është zyrtarisht lojtar i Partizanit.

Fk Bylis i uron suksese Marçelino Prekës, dhe,pse jo, eksperienca në një nga klubet e njohura dhe me histori në vendin tonë, t’i shërbejë që së shpejti ta shohimnë një klub dhe kampionat të njohur jashtë vendit!

Në të njëjtën kohë i jemi mirënjohës ndërmjetësit Gëzim Hysaj, babaii kapitenit të kombëtares Elseid Hysaj, për ndihmën e dhënë në kohën që talenti Preka firmosi 2 vite më parë në klubin tonë. Suksese kampioni Marçelino Preka!

LISTA E PLOTË E LOJTARËVE TË FEDERUAR TË KASTRIOTIT –

 

LISTA E BYLISIT LOGO

LISTA E LOJTARËVE TË AFRUAR DHE LARGUAR –

 

BYLISI LEVIZJE

Arena e Lajmit

 


Te Bylisi “shfryjnë” për shkodranin Preka/ Ja lista e plotë e ballshiotëve dhe të gjitha lëvizjet në merkato

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook