ZYRTARE/ Sulmuesi largohet nga Barcelona, do të luajë në të njëjtën skuadër me futbollistin  e Kombëtares shqiptare

Martin Breithueit largohet zyrtarisht nga Barcelona! Sulmuesi danez ka ndryshuar skuadër, por jo qytet, pasi 31-vjeçari është transferuar te rivalët e Espanjolit dhe do të jetë shok ekipi me mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Keidi Bare.

breithueit

Me fanellën e Barcelonës, Breithueit, u aktivizua 58 takime në dy sezone (2020-2022) ku arriti të realizonte vetëm 10 gola. Teksa tashmë sulmuesi do të kërkojë të lerë gjurmë te Espanjoli.

Futbollisti ka firmosur kontratë 3-vjeçare me klubin e ri, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Esbjerg, Tuluz, Midëlsbrough, Bordo, Leganes, etj.

Arena e Lajmit


ZYRTARE/ Sulmuesi largohet nga Barcelona, do të luajë në të njëjtën skuadër me futbollistin  e Kombëtares shqiptare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook