Debati për inceneratorët/ Sulo: SPAK nuk e heton sepse bie qeveria. Hila: Koha që Altin Dumani t’i vërë vulën çështjes

Capture

Në pjesën e dytë të emisionit “Open” në News24 po flitet në lidhje me një ndër aferat më të mëdha koruptive në vend, atë të inceneratorëve.

Të ftuar në studio, analisti Dritan Hila dhe gazetari Arion Sulo, janë përplasur për këtë çështje.

Sulo ka deklaruar se kjo çështje nuk po merr zgjidhje nga Prokuroria e Posaçme, pasi nëse hetimi bëhet i plotë, pasojë është rënia e qeverisë.

Ndërkohë Hila deklaroi se as opozita nuk është entuziaste për hetimin e çështje, apo siç tha, të paktën një pjesë e saj.

Pjesë nga debati në studio:

Zaloshnja: Kjo çështje është skandal i përmasave të mëdha e fajtor për këtë është qeveria, në rastin më të mirë Rama lejon të ndodhë kjo që ka ndodhur, le të themi që nuk e dinte. Ka dalë tre herë para popullit dhe ka kërkuar të jetë administratori i lekëve të tyre, skenari më i mirë është që është neglizhencë për të përmbushur detyrën.
E dyta, argumenti që thotë pastrova qytetin, makiavelizëm: qëllimi justifikon mjetin. metoda që në fillimet e veta në Amerikë me plehrat merrej mafia. Pastrojmë qytetin por lekët e taksapaguesve shkonin në ato duar.
Prokurorët duhet të ndjekin parimin, ndiq lekët. Nëse e ndjekin se ku ndërruan dorë lekët dhe ku shkuan, ajo është filli ku duhet nisur. Të gjithë ata që kanë trafikuar influencë duhen vënë para drejtësisë.

Me konfirmimin e Dumanit në SPAK, prokurorët duhet të kenë një zemërim të shenjtë për atë që ka ndodhur me paratë e popullit. Kjo nuk është vetëm për këtë gjeneratë. Pilafi nuk mban më ujë. Që në ditët e para të 2023 duhet të tregojnë dëshirën për t’i sjellë ata para drejtësisë.

Hila: Një ndër çështjet e një korrupsioni të madh. Opozita s’më duket edhe shumë entuziaste për ta ndjekur çështjen, një pjesë e saj të paktën. Deri tani kemi parë që inceneratorët, është bërë një lojë e madhe propagandistike. Meqë Dumani ka përkrahjen e publikut dhe Ambasadën Amerikane pas vetes ti vërë vulën çështjes.

Sulo: Është relativizuese që të gjejmë fajin kë opozita për Inveneratorët. Ku hyn opozita këtu? Ka denoncuar ka ngritur një komision parlamentar. Aty dolën fakte. SPAK nuk e heton se bie qeveria.

Hila: SPAK mund të bllokojë fondet por ka një arsye që nuk e bën.

Debati për inceneratorët/ Sulo: SPAK nuk e heton sepse bie qeveria. Hila: Koha që Altin Dumani t’i vërë vulën çështjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook