“Demi” Lautaro Martinez shënjestron Milanin, është ai lideri i sulmit

Lautaro Martinez është në një nga momentet më të mira të karrierës së tij. Teksa ka nisur sezonin e tij të pestë me fanellën zikaltër, sulmuesi është gjithnjë e më shumë një pikë referimi për skuadrën, sidomos në këtë fillim kampionati, teksa ka kontribuar në 4 gola, falë 3 rrjetave dhe 1 asisti.

Lautaro Martinez

“Demi” nuk ka në plan të ndalet këtu dhe tani në shënjestrën e tij është Milani, të cilin do të kërkojë ta ndëshkojë jo vetëm për të shkuar te tri pikët, por edhe për të mos ndërprerë rekordin e tij personal.

PARAQITJET E FUNDIT – Goli i gjetur ndaj Kremonezes ishte një demonstrim force nga ana e 25-vjeçarit. Edhe pse e nisi nga stoli, Lautaros i mjaftuan pak minuta pas aktivizimit për të treguar të gjithë teknikën dhe potencën e tij në fushë. Sprinti në shoqërimin e aksionit të nisur nga Barela dhe rezistenca ndaj përpjekjeve të Pikelit për ta rrëzuar, u mbyllën me një ekzekutim perfekt me këmbën e majtë, që në fakt nuk është “ tija”.

Faktikisht, vetëm 1 prej 3 golave ka arritur të shënojë me këmbën e tij të preferuar, të djathtën, atë ndaj Lacios, por tek Interi janë mësuar tashmë me mënyrat e realizimit të argjentinasit. Nga 77 golat e tij zikaltër, përveç 10 të shënuarve me penallti, Lautaro numëron 16 të shënuar me kokë, 47 me këmbën e djathtë dhe 14 prej tyre me të majtën. Produktiviteti i numrit 10 të Inzagit në këtë fillim sezoni krahasohet vetëm me atë të Ibrahimoviçit në 2007-2008 dhe atë të Barelës në sezonin e vjetshëm, kur të dy kontribuonin me 4 gola në 4 javët e para.

inter lukaku-lautaro

DREJT DERBIT – Ajo që më së shumti po inkurajon ambientin zikaltër është gjuha që Lautaro flet me secilin prej shokëve të tij të repartit. Sezonin e kaluar regjistroi numrat më të mirë të karrierës krah Xhekos dhe Korreas, ndërkohë që këtë vit po konfirmon edhe një herë se Lukaku është binjaku i tij i sulmit. Me “Tukun” e boshnjakun, “Demi” luan më i avancuar, ndërkohë që qëndron pas krahëve të Romelut kur janë të dy në fushë.

Pavarësisht kësaj, edhe pse ideja e krijuar është e kundërta, është Lukaku ai që e ka kërkuar më shumë Lautaron deri më tani. “BigRom” e ka shërbyer 8 herë argjentinasin, i cili ka marrë edhe nga 7 pasime prej Bastonit e Shkriniarit. Nga ana tjetër, vetë Lautaro në katër javët e para ka kërkuar më shumë Barelën, Dimarkon e Dumfrisin, duke i pasuar 7 herë secilit prej tyre.

E për t’u dhënë vazhdimësi këtyre numrave, sulmuesi do të kërkojë të bëhet protagonist edhe ndaj Milanit, ndaj të cilit e ka gjetur 5 herë rrugën e rrjetës, 3 herë në kampionat dhe 2 herë në Kupën e Italisë. Kur ka treguar se mund të shënojë kundër cilitdo ekip dhe me këdo që të ketë në krah në sulm, Lautaro ndaj kuqezinjve ka shansin të tregojë se do të jetë ai lideri i repartit të këtij sezoni, është apo jo Lukaku në fushë.

Arena e Lajmit


“Demi” Lautaro Martinez shënjestron Milanin, është ai lideri i sulmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook