Doli nga fusha i përlotur dhe me barelë, ja sa ndeshje pritet të qëndrojë jashtë titullari i Juves

Portieri titullar i Juventusit, Vojceh Shezni, pësoi një ndrydhje të fortë kaviljeje dhe dje analizat mjekësore kanë konfirmuar se të paktën frakturë nuk ka.

shezni

Gjithsesi, sipas specialistëve, “gardiani” polak pritet që të qëndrojë për të paktën 1 muaj jashtë fushave të lojës, ndonëse situata e tij do të monitorohet me kalimin e ditëve.

E përkthyer ndryshe, kjo do të thotë se Vojceh Shezni do të humbë sigurisht ndeshjet me Fiorentinën këtë fundjave, por edhe ato me Salernitanën e Monzën në kampionat, ashtu sikurse dy të parat në Ligën e Kampioneve kundër francezëve të PSG-së dhe portugezëve të Benfikës.

Arena e Lajmit


Doli nga fusha i përlotur dhe me barelë, ja sa ndeshje pritet të qëndrojë jashtë titullari i Juves

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook