Dreka e demokratëve/ Deputeti i PD zbulon prapaskenat: Pati diskutime për bashkimin e partisë

Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24 ka folur në lidhje me drekën e mbajtur nga deputetët demokratë, ndërsa zbuloi se cilat ishin temat e diskutimit gjatë saj.

Shehu tregoi se gjatë drekës pati diskutime për bashkimin e Partisë Demokratike, sipas tij jo në prizmin e diskutimeve formale, por në prizmin e diskutimeve dashamirëse mes kolegësh.

Sa i përket mungesës së kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ai u shpreh se mungesa e tij nuk është diskutuar gjatë drekës së demorkatëve.

“Të jesh në një drekë së bashku me kolegë është krejt normale dhe e konsideroj diçka të dobishme, aq më pak në një drekë punë ku feston dhe diskuton.

Pati diskutime për bashkimin e Partisë Demokratike, jo në prizmin e diskutimeve formale, por në prizmin e diskutimeve dashamirëse mes kolegëve. Kur mblidhesh në atë mënyrë nuk mund të mungojnë diskutime të tilla. Personalisht në filozofinë time e shoh si diçka krejt normale, ishte një mbledhje miqësore. Pra unë e konsideroj si diçka pozitive

Unë nuk kam kërkuar shpjegim për mungesën e Alibeajt, nuk u përmend as u diskutua diçka e tillë, të gjithë kanë impenjimet dhe dëshirat e tij. Unë kam marrë një fetës nga zoti Bardh Spahia për të qenë me disa aktivistë të PD-së”, tha ai.

 

Dreka e demokratëve/ Deputeti i PD zbulon prapaskenat: Pati diskutime për bashkimin e partisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook