Lorik Boshnjaku ka filluar të lërë menjëherë shenjë me Vllazninë, pasi që në ndeshjet e tij të para me kuqeblutë, është kthyer në një pikë referimi për lojën e kësaj skuadre. Futbollisti ishte protagonist edhe në ndeshjen e sotme ndaj Tiranës duke organizuar ekipin e tij dhe ai tregoi pas sfidës ndjesitë në kampion kuqeblu, teksa fliste për “Oversport”.
“kërcënimi i Josës? Trajneri na tha që nëse bëjmë gabime në fazën difensive do kishim probleme me të. Jo se do të na vrasë, ndoshta do na kishte kryqëzim me trajnerin a diçka.
Të them të drejtën edhe moti ndikoi pak të ne se pas shiut gjatë gjithë ditës erdhi vapa, po flas personalisht që kisha vështirësi të hyja në ritëm loje. E dinim që kishim të bënim me një ekip kampion, një superekip, por e dinim që do të kishim vështirësi. Pritëm rastet që na vitin t’i shfrytëzonim dhe kështu ndodhi. Dominuam në pjesën e parë kundërshtarin, në të dytën ishin ata më mirë por fitorja na shkoi neve.
Duke mposhtur një rival direkt ose pretendent për titull, mendoj se është një hap i madh drejt rrugës së gjatë që kemi dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu edhe për ndeshje të tjera”, tha Boshnjaku.
Arena e Lajmit