Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka shpërndarë një foto ku shfaqet pranë një statuje të poetit të shquar shqiptar, Lasgush Poradeci në qytetin e Pogradecit.
Meta ka shoqëruar këtë foto me disa vargje nga poezia ‘Dremit liqeri’, më konkretisht me rreshtat nga strofa e dytë e veprës me 4 të tilla.
“Dremit liqeri
Posi me flakë-u ndez e kroj,
E vetëtiti plot magji,
E yll` i ditës perëndoj
Në qetësi dhe dashuri”, shkroi ai në postimin e tij.