BERAT
Policia e Beratit ka proceduar penalisht një 22-vjeçari pasi ka goditur një infermier në Spitalin Rajonal të Beratit.
22-vjeçari K.SH. u kap dhe u procedua penalisht për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim, pasi në ambientet e Spitalit Rajonal Berat, në bashkëpunim me shtetasin E.N., goditën me grushte infermierin e Spitalit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.