Kriza në PD/ Sulo: Alibeaj të krijojë parti më vete. Hila: PD e merr kush fiton më shumë vota në zgjedhjet lokale

8df67051 Bf6a 4f17 B8b5 89605a80a3e1

Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me sulmin e 8 janarit në selinë e PD dhe ngjarjet e fundit politike.

I ftuar në studio, gazetari Arion Sulo ka deklaruar se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk kanë arsye se përse të mbajnë peng PD, por se duhet të krijojnë një parti të tyre.

“Basha nëse ka ndërmend të vijojë politikën duhet të dalin hapur e të krijojnë një parti të tyren, jo të mbajnë fonde e zyra për të marrë ca vota. ndarja në PD është e thellë. Një palë është me SHBA dhe tjetra e quan administratën aktuale të blerë sapo të ndikuar nga lobet e Sorosit të Ramës. kjo ka të bëjë me pro amerikanizmit të demokratëve. Alibeaj ose Basha duhet të dalin hapur, dorëheqja e Bashës më duket fake”, tha ai.

Ndërkohë analisti Dritan Hila, u shpreh se ajo që do të vendosë se cili do të mbajë Partinë Demokratike ligjërisht, është ai që do të marrë më shumë vota në zgjedhjet lokale të 14 majit.

“25 prilli tregoi që kjo opozitë nuk kishte takat të fitonte. Në mars, grupi i Bashës ka fituar 14 përqind të votave, dhe këto janë vota që i ka numëruar Rama që nuk kishte qeft ë fitonte e të dilte i fuqishëm Basha se me Berishën non grata e ka të siguruar karrigen. E gjitha do ndahet në zgjedhjet lokale të 14 majit, kur merr votat e kush ka PD”, ka deklaruar ai.

Arena e Lajmit

Kriza në PD/ Sulo: Alibeaj të krijojë parti më vete. Hila: PD e merr kush fiton më shumë vota në zgjedhjet lokale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook