Merkato e verës/ Sa shumë lëvizje dhe surpriza te kuqezinjtë e Kombëtares, ja lista e plotë

Merkatoja e verës, që u mbyll në mesnatë, ka parë si protagonistë edhe shumë nga lojtarët e Kombëtares kuqezi. Kanë qenë të paktën 16 lëvizje të bëra nga lojtarët tanë në klube të ndryshme të Europës, por nuk kanë munguar edhe lëvizjet jashtë kontinentit, siç ishte rasti i Sokol Cikalleshit, që u transferua në Arabinë Saudite.

Skuadra-kombetare-ne-nje-seance-stervitore

Pa dyshim që lëvizja më e rëndësishme në merkaton e verës ishte transferimi i Kristjan Asllanit nga Empoli drejt Interit. Për shërbimet e tij, zikaltrit e Milanos paguan 14 milionë euro, që e bënë atë transferimin e dytë më të shtrenjtë pas Marash Kumbullës kur la Veronën për Romën. Rikthimi i Armando Brojës te Çelsi pas huazimit te Sauthemptoni ishte gjithashtu një tjetër lajm i bujshëm.

Për Brojën u fol deri në fund për largimin nga Çelsi, por në fund, sulmuesi qëndroi në Londër. Një tjetër lëvizje e rëndësishme ishte ajo e Tomas Strakoshës, i cili la Lacion pas 10 vitesh për të provuar fatin në Premier me Brentfordin. Ndërkohë që një tjetër lëvizje e mbetur pa kryer ishte ajo e Nedim Bajramit. Empoli dhe Fiorentina diskutuan deri në fund, por pa gjetur një marrëveshje.

TRANSFERIMET E VERES LOGO

Arena e Lajmit


Merkato e verës/ Sa shumë lëvizje dhe surpriza te kuqezinjtë e Kombëtares, ja lista e plotë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook