Merkatoja ndryshon organikën e Flamurtarit, një formacion me të huaj për trajnerin Resuli

Flamurtari ka shpërthyer në limitet e merkatos duke kompletuar një formacion me futbollistë. Kuqezinjtë janë bërë si një skuadër shumëkombëshe, pasi në radhët e skuadrës gjen, brazilianë, afrikanë madje edhe arab.

FLAMURTARI

Flamurtari pritet ta nisë sezonin e ri në Kategorinë e parë me 11 futbollistë të huaj. Nga vjet është braziliani Olivera dhe pritet ardhja e Flores. Vlonjatët kanë prezantuar edhe Zan Bi, Silue, Kouame (i huazuar te Tomori), Juri, Iakovelli, Dos Santos, Silva, Sulaimani dhe Kamisoko.

Çështja është tani tek aktivizimi, pasi sipas rregullores, lejohen që vetëm 5 të huaj të luajnë njëkohësisht në fushë. Në kësi kushtesh, gjysma tjetër duhet të presë.

Arena e Lajmit


Merkatoja ndryshon organikën e Flamurtarit, një formacion me të huaj për trajnerin Resuli

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook