“Një kandidat i përbashkët që të mos përsërisim 6 majin”, Mziu tregon arsyen e mungesës së deputetëve në drekën e PD: Ishin jashtë shtetit ose…

Xhelal Mziu

Deputeti Xhelal Mziu, ka komentuar mes të tjerash mungesat e disa deputetëve në drekën e djeshme që bëri bashkë PD.

I ftuar në emisionin “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço, ai u shpreh se përveç dy apo tre personave, të gjithë të tjerët, përfshirë Bashën, Alibeajn, Sulën, Açkën e të tjerë, ose ishin jashtë vendit ose kishin një axhendë të paracaktuar e cila nuk mund të ndryshonte.

Deputeti demokrat shtoi se po bëhet çdo përpjekje që të bashkohet Partia Demorkatike ose më e paktë, të mund të arrihet në një vendim të unifikuar për një kandidat për zgjedhjet e 14 majit.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Mziu: Ardhja e këtyre personave ishte e pritshme. mund të vinin edhe disa persona të tjerë por kanë pasur një tjetër axhendë.

Çfarë u diskutua?

Mziu: Fjalën i pari e kisha un sepse isha ai që kisha bërë ftesat, i urova për festat e fundvitit dhe që viti i ardhshëm të jetë ndryshe e në thelb të ketë bashkimin e PD ose unifikimin me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet. Pastaj në mënyrë spontane floën Berisha e të tjerë, kush kishte dëshirë fliste.

Ka pasur shtrëngime duarsh?

Mziu: Të gjithë të pranishmit i kanë dhënë dorën njëri tjetrit. Jo vetëm kaq por kishte edhe komunikime siç ndodh brenda një grupi parlamentar. S’duhet të mungojë në të ardhmen bashkëpunimi për një PD solide.

Sa mund të ketë realisht një rifillim të ri të PD?

Mziu: Komunikimi i Berishës e çdo personi tjetër nuk u bazua tek pjesa politike. Më shumë u fokusuam tek bisedat jashtë politikës dhe kjo ishte edhe risi e grupit parlamentar. Shumë deputetë e kishin edhe për herë të parë që uleshin në tryezë me zotin Berisha. Prevaloi një komunikim i sinqertë përtej ndasive e grupeve.

Po në lidhje me personat që kanë munguar?

Mziu: Kanë qenë jashtë vendit, Basha ishte jashtë por na uroi një drekë të këndshme. Nëse do ishte në Tiranë do ishte i pranishëm. Flutura Açka ishte jashtë shtetit gjithashtu, Luçiano Boçi dhe Dashnor Sula kishin angazhime politike të justifikuara. Alibeaj kishte një axhendë gjithashtu. Përjashtuar 2 apo 3 deputetë të gjithë kishin angazhime.

Alibeaj tha se kur në festa ngrihen kurthe e prita nuk i pranoj. Për ç’kurthe e ka fjalën e çfarë keni komunikuar me të?

Mziu: Statusi është totalisht i ndryshëm nga komunikimi që kemi bërë. Së pari i kam komunikuar me SMS pastaj me të kisha komunikim në telefon dhe më tha nuk marr dot pjesë për shkak të angazhimeve. Autori i parë i organizimit jam unë dhe nuk kam bërë konsultë me askënd vetëm një në lidhje me orën. Ka qenë tërësisht iniciativë personale. Nu kishte as truk as konflikt as pritë asgjë. Nuk ka asnjë nga të pranishmit që mund ta konsideroj që ka qenë i painformuar mbi gjithçka. Nuk duhet të gjejmë yçkla negative, ne po tentojmë të gjejmë ura bashkëpunimi dhe shkrirje të konfliktit për një PD të bashkuar, ose së paku të unifikuar për një kandidat. Kush nuk e bën këtë ngelet thjeshtë sponsorizues i PS për 14 majin.

Arena e Lajmit

“Një kandidat i përbashkët që të mos përsërisim 6 majin”, Mziu tregon arsyen e mungesës së deputetëve në drekën e PD: Ishin jashtë shtetit ose…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook