Një tjetër mesfushor në radarët e Çelsit, Ajaksi refuzon shumën e majme nga “Blutë” për titullarin

Çelsi tentoi edhe transferimin e një mesfushori në 24 orët e fundit të merkatos. Blutë e Londrës bënë një ofertë zyrtare prej 43 milionë paundësh tek Ajaksi për mesfushorin meksikan, Edson Alvarez, por kampionët e Holandës nuk lejuan largimin e 24-vjeçarit pavarësisht dëshirës së tij për t’u transferuar në Premier Ligë.

alvarez

Alvarez refuzoi të stërvitej me skuadrën ditën e enjte duke kërkuar largimin, por “De Telegraaf” konfirmoi se pas një takimi të drejtorit teknik të “Harkëtarëve”, Geri Hamstra dhe ishsulmuesit Klas-Jan Huntelar, i cili është gjithashtu pjesë e stafit teknik të Ajaksit, Alvarezit iu komunikua se ai nuk mund të lejohej nga klubi që të largohej.

Arsyeja ishte sepse Ajaksi kishte humbur shumë lojtarë këtë merkato dhe ishte e pamundur që ai të zëvendësohej. Holandezët shitën Antonin dhe Martinezin te Junajtidi, Halerin te Dortmundi, Gravenbershin te Bajerni dhe Tajlafikon te Lioni. Në fund Çelsi huazoi mesfushorin e Juves Denis Zakaria deri në fund të sezonit.

Arena e Lajmit


Një tjetër mesfushor në radarët e Çelsit, Ajaksi refuzon shumën e majme nga “Blutë” për titullarin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook