“Shqipëria ka pësuar katastrofë demografike”, Berisha: Të rinjtë janë larguar nga agresioni i krimit, drogës e korrupsionit të qeverisë

Image 2022 12 29 105829218

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi në selinë blu me rrjetin ndërkombëtar dhe atë vendor të Departamentit ‘Brain Gain & Ekselences’, deklaroi se vendi ka pësuar një katastrofë demografike për shkak të largimit të të rinjve.

Berisha deklaroi se largimi i njerëzve nga vendi ka ndodhur për shkak të asaj që ai e cilësoi si “agresion brutal” i krimit, drogës dhe lidhjeve të qeveritarëve me korrupsionin dhe krimin

Ai shtoi më tej se për qeverinë largimi i të rinjve është një lajm i mirë për shkak se e dinë që dobësohet fuqia protestuese dhe pakësohen votat kundra tyre.

 

“Në rast se ju vështroni sot shifrat demografike ato janë thellësisht tronditëse, një komb që vetëm në Evropë humbet 744 mijë qytetarë, pa llogartur ata që janë në drejtime të tjera. Nuk gjendet asnjë komb tjetër që të ketë pësuar këtë katastrofë demografike si populli shqiptar. Polonia ka humbur 20% të popullatës në Luftën e Dytë Botërore, ne kemi humbur mbi 30% në 7 vite, kjo jo nga tirania e mjerimit të vitit 1991, por nga një agresion brutali krimit, droëgs, i lidhjeve të qeveritarëve me korrupsionin e krimin ndaj qytetarëve.

Për këtë qeveri largimi i të rinjve është lajm i mirë, sepse e dinë që dobësohet fuqia protestuese dhe pakësohen votat kundra tyre. Dy gjëra rrënojnë më shumë se çdo gjë të ardhmen, mungesa e rinisë dhe borxhi. Borxhi është barrë mbi ata që lindin jo mbi këta që e marrin, kjo qeveri të dyja po i kryen në mënyrën më pasionante”, deklaroi ai.

“Shqipëria ka pësuar katastrofë demografike”, Berisha: Të rinjtë janë larguar nga agresioni i krimit, drogës e korrupsionit të qeverisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook