UEFA duket se nuk heq dorë nga ndëshkimet e klubeve lidhur me argumentin e shkeljes së rregullave të “Fair Play”-it financiar, ku klubet e radhës të cilat janë vendosur në shënjestër kanë qenë Juventusi, Milani, Interi dhe Roma.
Me argumentin e shkeljeve të rregullave kuqezinjtë janë ndëshkuar me një gjobë 2 milionë euro, 3.5 milionë euro do të jetë detyrimi që duhet të paguajë Juventusi ndërsa Interi dhe Roma janë ndëshkuar me 4 dhe 5 milionë euro gjobë respektivisht.
UEFA ka paralajmëruar së këto gjoba mund të përsëriten nëse klubet nuk marrin masa për rregullimin e situatave të tyre dhe rikthimin Brenda normave të “Fair Play”-t financiar.
Përveç ekipeve italiane ka pasur dhe skuadra të tjera të ndëshkuara siç ka qenë rasti i PSG-së, Monakos, Beshiktashit, etj.
Arena e Lajmit