VIDEO/ Krasniqi bën heroin në Rumani, sulmuesi kavajas i dhuron fitoren e parë në kampionat skuadrës së tij

Blerim Krasniqi bën heroi në Rumani! Sulmuesi kavajas, që sezonin e fundit ishte pjesë e Gjilanit, i dhuroi fitoren e parë në kampionat skuadrës së tij të re Mioveni, në duelin ndaj Sepsit që përfundoi me rezultatin 0-1.

Mioveni

Kjo ishte ndeshja e dytë me fanellën e ekipit rumun për Krasniqin, teksa arriti të gjente rrugën e rrjetës. Sulmuesi shqiptar u hodh në fushë në minutën e 46-të, teksa 7 minuta i mjaftuan për të gjetur golin e avantazhit. Krasniqi përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare, teksa me të djathtën, gjuajti saktë nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës.

Vlen të theksohet se edhe në sfidën e kaluar, ish-sulmuesi i Skënderbeut, pati shansin e artë për të shënuar, teksa ishte i pafat nga pika e bardhë e penalltisë, duke e dërguar topin në shtyllën e majtë pingule.

Me fitoren e sotme, skuadra e futbollistit shqiptar, u ngjit në kuotën e 6 pikëve në 9 ndeshje, teksa më herët kishte marrë vetëm 3 barazime.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Krasniqi bën heroin në Rumani, sulmuesi kavajas i dhuron fitoren e parë në kampionat skuadrës së tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook