VIDEO/ Lamtumira emocionuese e Iliçiç, Gjimshiti zbret në fushë me paterica

 Futbollisti slloven Josip Iliçiç ka ndërprerë me konsensus kontratën e tij me Atalantën dhe tani, është një lojtar i lirë. Këtë gjë ai e bëri mbrëmjen e djeshme para sfidës me Torinon. Një lamtumirë mes emocionesh, teksa në fushë para ndeshjes për të përshëndetur 34-vjeçarin, zbriti me paterica edhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti.

GJIMSHITI

Të gjithë futbollistët duartrokitën ish-shokun e skuadrës, i cili nuk ka luajtur rregullisht dy vitet e fundit për shkak të dëmtimeve, por edhe problemeve shëndetësore.

View this post on Instagram

A post shared by Atalanta B.C. (@atalantabc)

Dikur një nga lojtarët më emocionues në Serie A, Ilicic ka qenë një pjesë e futbollit italian që kur u bashkua me Palermo-n në vitin 2010, më pas kaloi te Fiorentina në vitin 2013 dhe në fund te Atalanta në vitin 2017.

Tifozët bergamask nuk e kanë harruar magjinë e sllovenit dhe në përshendetjen e fundit, me një banderolë speciale ku shkruhej:

ilicic

“Për ato prekjet magjike, që na rrëqethën të gjithëve. Faleminderit Ilicic.”

Ndërsa lojtari mes emocioneve u shpreh: “Do doja të numëroja golat dhe asistimet, por ajo që kam përjetuar në këto pesë sezone së bashku shkon përtej numrave.

Tani rrugët tona ndahen, por kujtimet, tifozët dhe emocionet do të mbeten përgjithmonë në memorien time. Paçi fat në gjithçka dhe faleminderit.”

Slloveni numëron në total 173 ndeshje dhe 60 gola me Atalantën dhe për herë të fundit luajti më 21 maj ndaj Empolit.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Lamtumira emocionuese e Iliçiç, Gjimshiti zbret në fushë me paterica

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook