VIDEO/ Murinjo në humor, hyn në konferencën e Tiago Pinto: Drejtor, bëj një sforco të vogël

Tiago Pinto ka qenë një nga protagonistët e merkatos së verës teksa ka afruar te Roma emra shumë të rëndësishëm duke e kthyer në sytë e të gjithëve si një pretendente për titullin kampion në Serinë A. Por ndërsa drejtori sportiv i Romës  shpjegonte sot para mediave se sa e vështirë kishte qenë të afronte emra si Dibala dhe Beloti, Zhoze Murinjo ka dhuruar një nga shfaqjet e tij të zakonshme.

bandicam 2022-09-02 19-17-45-303

“Bëj një sforco të vogël dhe merr Dibala, bëj një sforco të vogël dhe merr Vajnaldum, bëj një sforco të vogël dhe merr Beloti, bëj një sforco të vogël dhe merr qendërmbrojtësin e pestë. Por nuk është e thjeshtë se nuk është gjithmonë kështu”, shpjegoi Pinto para gazetarëve.

Në atë moment, Murinjo që po kalonte pranë sallës së konferencës, nuk ngurroi të hapte derën dhe të lëshonte një batutë. “Drejtor, bëj një sforco të vogël”, ishin fjalët e trajnerit portugez, me të qeshurat që shpërthyen në sallë dhe përfshinë edhe vetë Tiago Pinto i cili ka plotësuar thuajse të gjitha kërkesat e Murinjos gjatë merkatos së kësaj vere.

Arena e Lajmit

 


VIDEO/ Murinjo në humor, hyn në konferencën e Tiago Pinto: Drejtor, bëj një sforco të vogël

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook