Dueli ndaj verilindorëve, kapiteni i Kastriotit “SMS” Kukësit: Nuk dalim pa… pikë!

Kastrioti do të luajë sot në transfertë përballë Kukësit një ndeshje tejet të vështirë. Megjithatë, në kampin krutan mbizotëron optimizmi për një rezultat të kënaqshëm në këtë sfidë. Trajneri Çela do të bëjë pa anësorin Bedri Greca, por do të jenë të gatshme afrimet e reja. Kapiteni Abaz Karakaçi, në një intervistë për “Panorama Sport”, flet mbi përgatitjet, synimet, grupin dhe përshtatjen me pjesën tjetër të skuadrës. Sipas tij, këtë sezon synohet diçka më pozitive se vjet.

ABAZ KARAKACI

Si kanë shkuar përgatitjet gjatë kësaj jave, duke qenë se morët pikën e parë javën e shkuar?

Stërvitja ka shkuar shumë mirë dhe gjatë gjithë kësaj jave, kemi punuar shumë për të rregulluar defektet që shfaqëm javën e shkuar me Erzenin.

A është Kastrioti gati për të marrë pikët e plota në kampionat?

Unë jam i bindur që Kastrioti është plotësisht gati të marrë pikët e plota në kampionat, e them këtë pasi kemi një grup me lojtarë shumë të talentuar, të cilët japin shpirtin në fushë.

Sa e vështirë bëhet përballë Kukësit, duke qenë se luhet në transfertë?

Si çdo sfidë, edhe kjo ndaj Kukësit dihet që do të jetë e vështirë. Kukësi është një kundërshtar shumë i fortë, por bindja jonë është që në këtë sfidë të mos të dalim pa pikë.

Jeni një skuadër me 10 afrime, por me një bosht të ruajtur, a do ketë ndikim kjo pjesë?

Jemi një skuadër që kemi ruajtur boshtin e ekipit që patëm vjet. Afrimet e reja besoj se janë përshtatur dhe besoj se do të jemi një ekip më i fortë.

A besoni se do të arrini të bëni një sezon si ai i vjetshmi i dy fazave të dyta?

Po, kam shumë besim te skuadra që do të bëjmë një sezon akoma më të mirë se ai i vitit të kaluar. Normalisht, duhet pak kohë sa të hyjmë në ritmin e kampionatit, dhe besoj që këtë vit do të bëjmë një kampionat shumë të mirë.

– Arena e Lajmit


Dueli ndaj verilindorëve, kapiteni i Kastriotit “SMS” Kukësit: Nuk dalim pa… pikë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook