EKSKLUZIVE/ Deklaroi se do të rikthehej te Partizani, Gaz Demi: Albert Xhani e ka derën e hapur, gati që…

Në një prononcim për “Panorama Sport” në edicionin e djeshëm të gazetës, ish-presidenti i Partizanit, Albert Xhani, dha sinjale të qarta rikthimi te të kuqtë, megjithëse nuk tregoi konkretisht se si kjo do të ndodhë apo se kur do të ndodhë. Ai qartësisht tregon se është një tifoz i thekur i Partizanit dhe kërkon edhe një mundësi për të kontribuar për të kuqtë dhe për t’i dhuruar një titull kampion, shije, të cilën nuk e provoi dot.

GAZ DEMI

DEMI – Gazeta kontaktoi me presidentin aktual të Partizanit, Gazment Demin për ta pyetur në lidhje me gatishmërinë e tij për të përfshirë në kryesinë e klubit Albert Xhanin apo për t’ia lënë tërësisht drejtimin këtij të fundit.

Demi në prononcimin e tij për gazetën tregohet i hapur për çdo biznesmen që kërkon të blejë aksione te Partizani dhe të ndihmojë me financa, përfshirë edhe Albert Xhanin.

“Unë jam biznesmen dhe kam gjithmonë kërkesa nga biznesmenë të ndryshëm për përfshirjen te Partizani.

Stafi i shqyrton të gjitha, çka do të thotë se jam i hapur për secilin që ka fonde për të blerë aksione dhe për të përballuar shpenzimet, sipas shumës së aksioneve që mund të blejnë.

Jam i hapur për të gjithë dhe ish-presidenti Xhani e ka derën e hapur, sepse ai ka një të shkuar të gjatë me Partizanin”, u shpreh Demi ekskluzivisht për “Panorama Sport”, duke dhënë një sinjal të qartë se është gati të bashkëpunojë me një tjetër biznesmen për ta bërë Partizanin edhe më të fortë.

RRJEDHA E NGJARJEVE – Siç dihet, Partizani prej një dekade është pronë e biznesmenit Gazment Demi, i cili me investimet e tij e ka shndërruar skuadrën e kuqe në pretendente për titullin gjatë çdo sezoni.

Ai po ndërton një kompleks të ri modern, që po i shërben skuadrës së parë dhe ekipeve zinxhir.

Pas ndërtimit të plotë pritet t’i shërbejë klubit për të stërvitur fëmijët dhe për të rritur lojtarë të denjë për ekipin e parë dhe më pas për t’u dhënë “demave” të ardhura nga shitja e tyre.

Gjithsesi, Partizani ka një histori të gjatë përpara se ta merrte Demi.

Pak vite pas rënies së komunizmit, saktësisht në 1994-ën dhe deri në 2012-ën në krye të klubit ishte biznesmeni Albert Xhani, i cili korri disa suksese, përpara se nën drejtimin e tij Partizani të binte në Kategorinë e Parë.

Pas kësaj, Xhani e la klubin dhe në krye erdhi Demi, i cili duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë, por është i hapur për bashkëpunim.

DENIS LALA – Arena e Lajmit

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Albert Xhani: Historia e Partizanit nuk nis në 2013-ën, mund të kthehem (E PLOTË)


EKSKLUZIVE/ Deklaroi se do të rikthehej te Partizani, Gaz Demi: Albert Xhani e ka derën e hapur, gati që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook