EKSKLUZIVE/ “Flamurtari, edhe në gjumë ta ndiejë veten kampion”, Haxhiu: Idrizi, “bosi” i duhur për ekipin vlonjat

Saimir Haxhiu e shikon zgjidhje të zgjuar emërimin e Alfred Ferkos drejtor teknik dhe një imazh pozitiv për Flamurtarin. Në intervistën për “Panorama Sport”, ai flet për gjithçka. Pavarësisht se e shikon një garë të ashpër, Haxhiu ka bindjen se Flamurtari do të jetë në Superiore, dhe me investimin e bërë, futbollistët duhet ta ndiejnë vetën kampionë edhe në gjumë.

Haxhiu Ferko

Nuk e shikon problem mbushjen e skuadrës me të huaj, por koha do ta tregojë nëse janë bërë zgjedhjet e duhura.. Duke folur për privatizimin si ish-anëtar i bordit, Haxhiu thotë se shtyrja e administrimit është një “këputje shpirti” për Sinan Idrizin.

Flamurtari ka emëruar Alfred Ferkon si drejtor teknik. Si e shikoni këtë lëvizje?

Mendoj se Idrizi ka bërë zgjedhje të zgjuar me emërimin e Ferkos drejtor teknik, jo vetëm për vlerat si ish-futbollist, por edhe si një imazh pozitiv për Flamurtarin.

SINAN IDRIZI ALFRED FERKO 3

Ferko ka qenë pak larg futbollit këtu, por besoj se eksperienca e tij dhe njohjet mbi futbollin do ia bëjnë më të lehtë punën te Flamurtari. Personalisht e kisha ëndërr të luaja edhe disa minuta kur zëvendësohej Fredi. Fat i madh të luaja me këtë legjendë, gjithmonë i thjeshtë, edhe pse shumë i madh si futbollist.

A keni komunikuar me Ferkon, si e ka pritur ai?

Patjetër që kam komunikuar me Fredin dhe sigurisht që e ka mirëpritur me dëshirë të madhe, por edhe shumë përgjegjësi për këtë mision që ka Flamurtari këtë vit.

Si e vlerësoni merkaton që ka bërë klubi?

E kam ndjekur me vëmendje çdo lëvizje të merkatos së Flamurtarit. Më kanë pëlqyer marrëveshjet me ekspertët e kampionatit shqiptar, lojtar me eksperiencë, si dhe me ata që mbyllën kampionatin e kaluar dhe të huajt që janë afruar. Puna me këta lojtarë dhe ambientimi sa më shpejt me skuadrën do të jetë çelësi i suksesit. Blerjet e bëra nga Idrizi në cilësi e buxhet i kalon edhe investimet e disa klubeve të Superiores.

Shumë lojtarë të huaj janë afruar, brazilianë e afrikanë. Sa premtojnë ata dhe si e shikoni këtë strategji?

Për mua nuk ka gjë të keqe të afrohen lojtarë të huaj. E rëndësishme është që stafi teknik të ketë goditur në shenjë me miratimin për të qenë pjesë e Flamurtarit. Koha do ta tregojë…

A ngjitet ky Flamurtar në Superiore?

Unë personalisht besoj se ky Flamurtar do të jetë në Superiore dhe e dini pse? Në çdo intervistë timen kam deklaruar, se sa të jetë Idrizi prezent pranë skuadrës jo vetëm me investimet e tij por edhe fizikisht, aty gjërat pa dyshim do shkojnë mirë. Trajneri dhe lojtarët në Shqipëri e duan “bosin” te koka që të ndiejnë përgjegjësi, të japin maksimumin për ato që marrin. Të mendosh që me shifrat e dhëna këtë vit jo vetëm kur luan, por edhe në gjumë duhet të dalin kampion.

Çfarë duhet të bëjnë vlonjatët për t’u ngjitur?

Për t’u ngjitur, duhet të sillen si profesionistë, të stërviten, të mendojnë e të luajnë si kampionë.

Por në garë kanë ekipe me emër si Dinamo, Skënderbeu, etj. Mendoni se misioni vështirësohet më shumë?

Sigurisht që si ky kampionat me kaq skuadra elite në Kategorinë e Parë, nuk ka pasur. Nuk është vetëm Dinamo dhe Skënderbeu. Shikoj se të gjitha skuadrat po lëvizin në merkato. E bëjnë të vështirë misionin, por kur misionin e shoqëron serioziteti dhe investimi, çdo gjë arrihet. I uroj suksese Flamurtarit tim në këtë vit jubile.

Ju keni qenë anëtar i bordit në klub. E vlerësoni të vonuar procesin e privatizimit të Flamurtarit?

Si anëtar bordi e kam mbështetur, por edhe si këshilltar i bashkisë kam votuar nja tri herë për privatizimin e Flamurtarit si e vetmja zgjidhje për të mirën e qytetit. Kjo situatë: mbaje dy vjet, mbaje tre vjet është “këputje shpirti” për Idrizin. Presidenti ka krijuar goxha eksperiencë këto vite duke provuar gjithçka, të hidhur e të mirë dhe duhet mbështetur nga të gjithë për objektivin që ka, rikthimin e Flamurtarit në elitën e futbollit shqiptar.

– Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ “Flamurtari, edhe në gjumë ta ndiejë veten kampion”, Haxhiu: Idrizi, “bosi” i duhur për ekipin vlonjat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook