Mbrëmë i dështoi transferimi në Premier Ligë, sulmuesi i Çelsit të cilit i mori vendin Broja prezantohet te Fenerbahçe

Karriera e Miçi Batshuaj ka ndërruar në mënyrë drastike brenda më pak se një dite. Sulmuesi belg e pa veten jashtë planeve të klubit të Çelsit, me vendin e tij në ekip që i kaloi Armando Brojës dhe iu desh që të niste kërkimin për një sistemim të ri.

batshuaj

Mendohej se ai do të firmoste për Notingem Forest, por londinezët nuk dorëzuan në kohë dokumentacionin e tij para mbylljes së merkatos dhe marrëveshja nuk u finalizua. Por Batshuaj nuk ka vonuar të gjejë një ekip tjetër, teksa është prezantuar sot pasdite në radhët e klubit të Fenerbahçes.

Sulmuesi është transferuar në Turqi përfundimisht pasi klubi turk e ka blerë nga radhët e Çelsit, teksa ka firmosur për 2 vite me opsionin e një tjetër edicioni.

Arena e Lajmit


Mbrëmë i dështoi transferimi në Premier Ligë, sulmuesi i Çelsit të cilit i mori vendin Broja prezantohet te Fenerbahçe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook