Një person ka rënë në pranga, pasi akuzohet për vjedhje.
Pas hekurave ra shtetasi me inicialet F. Gj., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. Xh., 30 vjeç, banues në Kurbin
“Zbardhen 4 raste të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.
▫️Në pranga dhe 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin policor të koduar “Similar” në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi F. Gj., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. Xh., 30 vjeç, banues në Kurbin. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve shkurt dhe mars, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë vjedhur 1 biçikletë dhe 3 monopatina, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasit K. B., 21 vjeç dhe M. B., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një lokal, në Sauk.
Arena e Lajmit