“Si komisar në filmat e socrealizmit”, Gjekmarkaj: Deputeti gënjen pa e kuptuar, ‘sup më sup e krah më krah’ me demokratë e socialistë. I shërben më mirë votuesit kur…

Gjekmarkaj Kuvend

Nga Agron Gjekmarkaj

Pos sjelljes në politikë që të kujton luftën e klasave, e cila bën me gisht kulakun, të deklasuarin, agjentin, armikun duke parë me kë rri, me kë pive kafe, kujt i fole, me kë u takove po kaq neokomunist dhe hipokrit është ligjërimi.

Duke mos pasur shkollë tjetër politike veç atë të Enver Hoxhës dhe ideologëve pranë tij deputeti shqiptar edhe sot perceptohet nga të tjerët si komisar apo si kryetar kooperative madje edhe ai vet flet e sillet si i tillë!!

Në asnjë rend shoqëror njeriu nuk është i çliruar nga vetja! Personi është gjithmonë individualist dhe në shoqëritë e lira duke prosperuar vetë ndikon që të kontribuojë pozitivisht për komunitetin. Themelore mbetet sa ndershëm çdokush e ndërton cv-në e tij në jetë?! Sa ai mund të jetë model për tjetrin dhe po kaq sa i tillë mund të shndërrohet në përfaqësues me shembullin njerëzor, intelektual, profesional si kontributor në jetën publike pasi ka menaxhuar mirë të vetën!

Komike dhe tragjike shfaqet situata kur sheh njerëz gjysmë analfabet, të dhunshëm për me vjedhë e me rrejte, të vetmen gjë që bëjnë mirë tek i dëgjon me folë në emër të popullit!!  Ato që i’u vjedhin me miliona lejesh e tenderash jua kthejnë me kafe e raki si begenisje e si popullor. Pastaj krekoset: “I kam ushtarë këta”.

Rëndom të grisin veshin hipokrizira të tipit “unë jam me dhe mes demokratëve të ndershëm”, “unë jetoj me shqetësimet e socialisteve e të qytetarëve të ndershëm”, gjithçka pra vërtitet tek e “ndershmja”, tek “halli” i militantit apo qytetarit po kurrë tek i “veti”.

Deputeti shfaqet si një “shenjtor” i kohëve  moderne, një “savanarolë” kundër vesit dhe luftëtar i virtytit. Ai nuk ka jetë private dhe personale, ai nuk ka familje por familjen e madhe elektorale, ai jeton për të tjerët! I pari në sakrifica dhe i fundit në pretendime thuhej dikur.

Gjithmonë “sup më sup e krah më krah” rri me demokratët dhe socialistët! Aty ha, aty fle, aty gëzohet, aty hidhërohet! “Jam në zonë”, përgjigjet gjithmonë, jam me njerëzit, jam në bazë.

Deputeti shqiptar gënjen pa e kuptuar se është gënjeshtar! Ai shfaqet si e duan “gjykatësit” e tij të cilët sillen si aktorë në një loje të madhe. Kush e ka kutin e moralit, të së drejtës, të së mirës, të besës, të puritanizmit?

Deputeti mund ti shërbejë më mirë votuesve të tij kur është i vërtetë në gjuhë e sjellje, kur sillet si njeri që do veten më shumë se të tjerët e më pas përpiqet të mos jetë i lig, përfitues, mashtrues e levantin me tjetrin. Deputetët nuk janë komisarët e revolucionit as klerikët e librave të shenjtë! Si të tillë na la ky vit. Do Zoti tjetri na gjen me njerëz dhe më pak shenjtorë! Gëzuar 2023!

“Si komisar në filmat e socrealizmit”, Gjekmarkaj: Deputeti gënjen pa e kuptuar, ‘sup më sup e krah më krah’ me demokratë e socialistë. I shërben më mirë votuesit kur…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook