Surpriza në listën e Milanit për Champions! Jashtë Ibra, ylli i ri francez dhe belgu i afruar gjatë verës

Klubet kanë kohë deri në mesnatën e sotme që të dorëzojnë në UEFA listën me futbollistët që do të regjistrojnë për pjesëmarrjen në fazën në grupe të kompeticioneve të saj. Por mediat pranë Milanit kanë zbuluar listën e futbollistëve të regjistruar nga kuqezinjtë, ku ka surpriza sa u përket disa emrave që janë afruar gjatë merkatos së verës në skuadrën e Stefano Piolit.

MILAN

Sipas “MilanNeës”, lista e plotë sheh jashtë saj Zlatan Ibrahimoviç, i cili nuk do të marrë pjesë në fazën në grupe për shkak dëmtimi, por edhe francezin Jasin Adli të afruar me shumë bujë gjatë merkatos së verës si një futbollist i cili do të jepte një kontribut të rëndësishëm në ekip. Jashtë mbeten edhe dy blerjet e fundit të klubit, gjermani Tiau dhe belgu Vranks, bashkë me Bakajoko dhe Tatarusanu.

LISTA E CHAMPIONS
2 Davide KALABRIA
4 Ismael BENASER
5 Fode BALO-TURE
8 Sandro TONALI
9 Olivier ZHIRU
10 BRAHIM Diaz
12 Ante REBIÇ
16 Majk MENJA
17 Rafael LEAO
19 Teo HERNANDEZ
20 Pierr KALULU
21 Serginjo DEST
23 Fikajo TOMORI
24 Simon KJAER
25 Alesandro FLORENCI
27 Divok ORIGI
30 Zhunior MESIAS
32 Tomaso POBEGA
33 Rade KRUNIÇ
46 Mateo GABIA
56 Aleksis SALEMAKERS
83 Antonio MIRANTE
90 Sharl DE KETELAR

JASHTË LISTËS
Ciprian TATARUSANU
Aster VRANKS
Malik TIAU
Yasin ADLI
Zlatan IBRAHIMOVIÇ
Tiemu BAKAJOKO

Arena e Lajmit

 


Surpriza në listën e Milanit për Champions! Jashtë Ibra, ylli i ri francez dhe belgu i afruar gjatë verës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook