Njëri në të majtë e tjetri që i vjen përballë. Nëse nuk do tëishin futbollistë të Milanit dheInterit, Teo Hernandez dheDenzel Dumfris do të ishinpatjetër dy trena të shpejtësisë së lartë. Anësori i Milanit ka një sprint më të mirë, ndërsa në distanca të gjata interisti bëhet i pakapshëm.
Holandezi do të duhet të mbulojë zbritjet e Shkrinjarit, ndërsa numri 19 kuqezi do tëduhet të ruajë shpinën eLeaos, që për të mbrojtur, nukështë se mendon shumë. Nëkorsinë ku do të përballen Teodhe Denzeli, sfida do të jetëe tepruar, sidomos nëse krahasohet me korsinë tjetër.
Panumrin 2, Interi humbet metra në fushë, pasi ai spostonekuilibrat, siç ndodhi kundër Lacios. Pa Hernandezin, kuqezinjtë do të humbnin nështytje, por edhe në inkursionet tipike të tij, që kohët efundit po braktis krahun për të synuar qendrën.
Dyshja nëfjalë duhet të sulmojë, por edhe të mbajë një sy tekundërshtari, ndaj një ngaduelet më të zjarrta të derbit do të jetë pikërisht mes Dumfrisit dhe Hernandezit. Turbinat e tyre janë gati të shpalosin fuqi supersonike.
Arena e Lajmit