VIDEO/ Aksion model, Dortmundit i mjafton goli i Rojsit për të marrë kryesimin e Bundesligës

Borusia e Dortmundit, mposhti Hofenhajmin me rezultatin 1-0 në javën e pestë të Bunseligës, duke marrë përkohësisht kryesimin e kampionatit. Verdhezinjve iu mjaftoi goli i Markos Rojs në përballjen e sotme. Pas një aksioni model, me pasime të shumta, kapiteni i skuadrës nuk fali në minutën e 16-të, teksa shndërroi në gol asistin e Brandt.

Rojs

Kjo ishte fitorja e 4 në pesë ndeshje për Dortmundin, që ka një  sfidë më shumë se Bajerni i Mynihut dhe Union Berlini, që ndodhen në kuotën e 10 pikëve. Ditën e nesërme këto skuadra do të përballen me njëra-tjetrën në një duel që pritet të jetë tepër emocionues.

Për sa i përket Dortmundit, në sfidën e radhës, ekipi i Tereziç do të jetë mysafir në transfertë ndaj Lajpcigut.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Aksion model, Dortmundit i mjafton goli i Rojsit për të marrë kryesimin e Bundesligës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook