“Viti i shkatërrimit përfundimtar të sistemit të drejtësisë”, Berisha: SKAP-i, seksion i partisë së krimit, i infiltruar nga të gjitha anët

Whatsapp Image 2022 12 30 At 12.29.44

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ka bërë një bilanc të vitit që po lëmë pas, theksoi se në 2022-in u shkatërrua përfundimisht sistemi i drejtësisë.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët Berisha e quajti SPAK-un, SKAP të Partisë Socialiste dhe të lidhur me krimin.

“Edi Rama në qëndrimin e tij tregoi se është besnik i etërve të tij. Mijëra të rinj mbushën ambasadat e huaja në 1990. Në tërësi ata po largoheshin nga mjerimi. Mijëra të rinj sot largohen nga Shqipëria sepse Rama vret çdo ditë shpresën e tyre dhe ju krijon me qëndrimet që mban përshtypjen se për ta në Shqipëri nuk ka vend. Viti që lamë pas është një vit i shkatërrimit përfundimtar të sistemit të drejtësisë. Drejtësia e bazuar në reformën e Sorosit përfundoi sipas sondazheve të pavarura në një institucion më të pabesueshëm se sa çdo institucion të këtij vendi. Ai që ishte parashikuar të ishte institucioni i akuzës, i quajtur si SPAK, u transformua në SKAPIN e partisë. Sot nuk ka shqiptarë që beson më ndryshe veçse shef dhe sheh ndryshe SKAPI-n, seksion i partisë së krimit, i infiltruar nga të gjitha anët me lidhje krimi.

Dëshmi flagrante e shkeljes së ligjit është amnistia fiskale dhe pasaportat e arta. Deklaratat e tij (Rama) nga samiti në samit, mosrespektimi i konventave nga Serbia se është diçka pozitive dhe se asaj nuk duhet t’i kërkohet respektimi i sanksioneve ndaj Rusisë. Rama i kundërpërgjigjet në një mënyrë antieuropiane, në një mënyrë që vjen në kundërshtim flagrant me interesat e shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre. Pra ky ishte vit i ngarkuar. Ishte viti i 100-vjetërorit të marrëdhënieve me amerikanët. Nuk kishte festim më të padenjë se ai që organizoi guvernatorja Kim. Ajo në një vit me radhë mbajti flamurin e falsifikimit. Ajo Falsifikoi në mënyrë të paskrupullt 100-vjetorin e marrëdhënieve të shqiptarëve me vendin që shqiptarët admirojnë më shumë. Ajo arriti deri në atë shkallë sa barazoi veten me Linda Nikollën. Nxori figura të inkriminuara këmbë e krye si Taulant Balla e të tjerë, si kremtues. U përpoq që të manipulonte me çdo mënyrë vizita. Së fundi porositi një dokumentar të realizimit socialist ku marrëdhëniet mes dy vendeve ndërpriteshin në vitin 91. Ata që bëjnë betejë me historinë, e kanë një vend në histori. Historia ju rezervon një vend të veçantë. Atë vend do të meritojnë falsifikatorët. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona do njohin zhvillime të mëdha, pavarësisht atyre që tentojnë t’i manipulojnë ato.”, tha ai.

“Viti i shkatërrimit përfundimtar të sistemit të drejtësisë”, Berisha: SKAP-i, seksion i partisë së krimit, i infiltruar nga të gjitha anët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook