Skuadra shqiptare e Strugës, nuk ka të ndalur me afrimet në merkato, teksa së fundmi ka zyrtarizuar edhe ish-futbollistin e Kukësit dhe Dinamos në Superiores, Edis Maliqin. Ka qenë vetë klubi që nëpërmjet faqes zyrtare, ka konfirmuar afrimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, i cili konsiderohet si goditje “big” në merkato, duke pasur parasysh eksperiencën e tij.
Struga është kandidatja kryesore këtë sezon në elitën e futbollit maqedonas për të fituar trofeun. Më herët struganët afruan në merkato Besart Ibraimi, Enis Gavazaj, etj.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit