Aksident i rëndë në Shupenzë, makina përplas këmbësorin, 73-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Qellohet Me Arme Shupenze

Një 73-vjeçar është plagosur rëndë këtë të martë teksa kalonte rrugën në Shupenzë të Bulqizës. I moshuari Avni Manjani u godit nga një mjet tip ‘Golf’, i cili po udhëtonte nga Shupenza në drejtim të Maqellarës.

Goditja ka qenë e fortë pasi është thyer xhami i parmë i autoveturës që drejtohej nga Sokol Cami. 73-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia e Bulqizës ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat e vërteta të aksidentit.
Fillimisht policia e raportoi se mjeti kishte dalë nga rruga dhe më pas kishte goditur këmbësorin, por burime nga vendi i ngjarjes thanë se goditja e këmbësorit është bërë në mes të rrugës teksa 73-vjeçari po tentonte të kalonte në anën tjetër.

 

Arena e Lajmit

Aksident i rëndë në Shupenzë, makina përplas këmbësorin, 73-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook