Artur mungon në derbin me Evertonin, Klop: Nuk shkëlqeu në Itali, por ne nuk jemi Juventusi

Artur Melo ka pak gjasa që të debutojë sot në derbin e Liverpulit kundër Evertonit, ndërsa nuk e ka marrë lejen ndërkombëtare në kohë.

klop

Mesfushori brazilian u bë ditën e fundit të merkatos afrimi i katërt i Jyrgen Klopit, i cili hyri në merkato për të zbutur krizën e dëmtimeve në mesfushë.

“Reds”-at huazuan nga Juventusi mesfushorin brazilian, i cili pret të marrë “Ok”-in për të luajtur në Premier Ligë nga autoritetet.

Tekniku gjerman u shpreh se ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm këtë sezon në “Anfield”:

“Jam me të vërtetë i lumtur për transferimin e tij.

Sipas informacioneve të mia, ai nuk do ta marrë lejen ndërkombëtare deri nesër (sot), por ne shpresojmë që mund të luajë kundër Napolit.

Ai është një futbollist shumë i mirë, të gjithë e dimë këtë, me një karrierë emocionuese dhe ende shumë i ri.

Po vjen në moshën më të mirë.

Ai sjell ritëm dhe është një pasues shumë i mirë. Nuk funksionoi 100% te Juventusi, por më pëlqen sepse potenciali është ende atje. Ne luajmë ndryshe nga Juve”.

DARVIN NUNJEZ – Një nga rikthimet e rëndësishme sot është ai i Darvin Nunjezit, pasi shleu tri ndeshjet e pezullimit prej kartonit të kuq kundër Kristal Palasit.

“Ai është i lumtur që rikthehet, sepse edhe unë i dhashë një shuplakë në qafë gjithashtu, që ai të mos e harrojë. Anglishtja e tij nuk është përmirësuar shumë këto 10-15, kështu që nuk e di se si duket.

Por ai është në formë të mirë dhe duket më i ambientuar se kurrë”, tha tekniku i Liverpulit.

Arena e Lajmit


Artur mungon në derbin me Evertonin, Klop: Nuk shkëlqeu në Itali, por ne nuk jemi Juventusi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook