“Do ta bëj trupin thela-thela”/ Shkaktoi aksidentin e dyfishtë në Vlorë, shoferi i “Touaregut” ish-drejtori i doganës Fier që kërcënoi burrin e dashnores

Capture

Një aksident i dyfishtë u shkaktua mbrëmjen e sotme në rrugën transbalkanike, ku drejtuesi i mjetit në tentativë për tu larguar nga vendngjarja e aksidentit të parë ku kishte përplasur një grua, shkaktoi një aksident të dytë me një automjet të tipit “Peugeot”.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se shoferi i cili ka shkaktuar aksidentet është shtetasi Arlind Lagji, ish-drejtuesi i Doganës në Fier, i përfshirë pak kohë më parë në një skandal ku u denoncua se kishte rrahur dhe kërcënuar një shtetas, pasi ai e akuzonte se kishte marrëdhënie intime me gruan e tij.

Çifti i përfshirë në atë ngjarje ishin Algert Beluli dhe Anxhela Ngjeqari, ndërkohë që Algert Beluli publikoi audiopërgjime me ish-zyrtarin Lagji ku ky i fundit e kërcënonte me jetën e vajzës dhe i thoshte ‘do ta bëj trupin thela-thela’.

Arena e Lajmit

“Do ta bëj trupin thela-thela”/ Shkaktoi aksidentin e dyfishtë në Vlorë, shoferi i “Touaregut” ish-drejtori i doganës Fier që kërcënoi burrin e dashnores

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook