Flamurtari e nis sot Kategorinë e Parë ndaj Luzit, flet trajneri Resuli: Jemi ndërtuar për t’u rikthyer në Superiore!

Pesë titullarë të se zonit të kaluar te Flamurtari konfirmohen zyrtarisht edhe për kampionatin që starton sot, teksa kuqezinjtë e nisin me Luzin në Vlorë.

FLAMURTARI 1

Dje klubi ka njoftuar për zgjatjen e kontratave me kapitenin Andi Ribaj, si dhe lojtarë të rëndësishëm, si: Lejdi Liçaj, Mateo Qarri, Albi Metani dhe Geraldo Ballaj.

Në të njëjtën kohë, vlonjatët kanë prezantuar si afrim të ri, mesfushorin 20-vjeçar, Fernando Ndrejaj.

Ky i fundit vjen si prodhim i Partizanit, ndërsa në kampionatin e kaluar ka luajtur me ekipin e dytë të “demave”.

Vlonjatët janë në pritje të goditjes së verës, brazilianit Erik Flores, i cili shtatë vite më parë ka qenë te Kukësi.

OBJEKTIVI

Flamurtari e starton kampionatin në shtëpi dhe kjo është një mundësi e mirë për të marrë tri pikë ndaj Luzit, që është debutues në Kategorinë e Parë.

Për “Panorama Sport”, trajneri Dritan Resuli prezanton që në fillim të prononcimit objektivat madhorë, pikërisht ngjitjen e Flamurtarit në Superiore, si dhe të shkojnë sa më larg në Kupën e Shqipërisë.

“Objektivi ynë është ngjitja në Kategorinë Superiore dhe vazhdimësia sa më gjatë, pse jo edhe synimin e Kupës së Shqipërisë.

Ky Flamurtar është ndërtuar për t’u ngjitur në elitë, por shumë i rëndësishëm është edhe kompeticioni i kupës.

Ekipi është gati për të përballuar të dyja kompeticionet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Jam i bindur te performanca e këtyre djemve”, ka thënë Resuli.

NDESHJA

Trajneri vlonjat thekson se skuadra që drejton, vlerëson maksimalisht çdo kundërshtar, pavarësisht emrit që mban. Me ruajtjen e grupit, Resuli thekson se puna është më e lehtë.

“Ne nuk shikojmë emrat që kemi përballë. Vlerësimi është maksimal për çdo skuadër.

Jemi të përgatitur për startimin e kampionatit, pasi kemi pasur goxha javë në dispozicion.

Pozitive është që kemi ruajtur grupin e vjetshëm dhe është më e lehtë situata e të punuarit.

Kemi afruar lojtarë cilësorë në merkato. Janë bërë ndërthurje mes elementëve, cilësisë dhe eksperiencës.

Çdo afrim që është bërë, nuk është bërë rastësisht.

Kanë potenciale dhe janë përshtatur me skuadrën gjatë këtyre ditëve.

Kjo gjë na përmbush sa më mirë idenë për nisjen e mbarë të kampionatit.

Dua të japë një mesazh edhe për publikun, që të vijnë në stadium.

Tifozët na mungojnë dhe duam që t’i kemi bashkudhëtarë gjatë kampionatit”, përfundon Resuli prononcimin për gazetën.

– Arena e Lajmit


Flamurtari e nis sot Kategorinë e Parë ndaj Luzit, flet trajneri Resuli: Jemi ndërtuar për t’u rikthyer në Superiore!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook