FOTOT/ Lëng boronice, luleshtrydhe dhe ëmbëlsira, ja “menuja” e Ramës dhe ministrave gjatë mbledhjes së Qeverisë

322551648 3402535753292968 6041399692174990711 N

Për të dytën ditë me radhë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në vilën qeveritare në Bllok ministrat e tij për të bërë një analizë të secilit dikaster për vitin e kaluar, por edhe për projektet e këtij viti.

Mediat nuk kanë mundur të fiksojnë momente të kësaj mbledhje të gjatë, por kryeministri Rama ka postuar herë pas herë foto të prezantimit të ministrave.

Siç shihet nga këto foto, secilit prej ministrave u është shërbyer lëng boronice, luleshtrydhe por edhe ëmbëlsira të ndryshme.

I veshur sportiv, përkundër veshjes me kostume të ministrave, kreu i qeverisë shihet teksa mban shënime të shumta në një fletë të bardhë e në krah të tyre ka disa grafike të përgatitur ministrat e tij.

FOTOT/ Lëng boronice, luleshtrydhe dhe ëmbëlsira, ja “menuja” e Ramës dhe ministrave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook