“Njerëzve nuk i del pensioni për ilaçe”, analisti Sulo bën parashikimin për zgjedhjet lokale: Do lëvrohen fonde që do i zënë gojën qytetarëve të lëkundur

Sulo

Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhej me atë që pritet të ndodhë në arenën politike gjatë këtij viti.

I ftuar në studio, analisti Arion Sulo u shpreh se sa i përket zgjedhjeve lokale të 14 majit, pritet të lëvrohen fonde që do të mbyllin gojën e qytetarëve apo do të shtohet numri i punonjësve të administratës në mënyrë që të sigurohen më shumë vota për mazhorancën.
Sulo shtoi se sa i përket ekonomisë, krimi është futur në ekonomi dhe do të kërkojë atë që ka dhënë. Ai ka shtuar se shqiptarët jetojnë në kushte të varfërisë ndërsa pensionistëve nuk i del pensioni as për ilaçe.

“Nuk shoh një vit me dritë jeshile si në planin politik dhe zhvillimin e demokracisë ashtu edhe ekonomia. Kemi zgjedhjet por nuk ka asnjë sens logjik që të mendosh se sistemi i kapjes së zgjedhjeve do ndryshojë në vitin e 10 të qeverisjes Rama. Kriminalizimi i zgjedhjeve dhe kapja e tyre me patronazhistët dhe sistemit të shpërblimit të zgjedhësve si me lekët e tërmetit apo ndihmën sociale e administratën që është rritur në numër. Do lëvrohen fonde që do i zënë gojën qytetarëve të lëkundur që nuk janë në listën e votuesve të PS, plus krimi është futur në ekonomi e do kthejë pas çka marrë. Tabloja është e zymtë. Ajo që duhet ta kthente ishte opozita.

Në vitin që kaluam për ekonominë, 21.8 shqiptarë jetojnë në kufijtë e varfërisë dhe 32 përqind jetojnë si të varfër me 5.5 dollarë në ditë. Pensioni nuk i mbaron njerëzve për ilaçe”, ka deklaruar ai.

Arena e Lajmit

“Njerëzve nuk i del pensioni për ilaçe”, analisti Sulo bën parashikimin për zgjedhjet lokale: Do lëvrohen fonde që do i zënë gojën qytetarëve të lëkundur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook