Erzeni u ndal në një barazim pa gola në derbin përballë Teutës, në sfidën e javës së tretë të Superiores. Në një prononcim për “Oversport”, drejtori sportiv i Erzenit, Krenar Bardhi, u shpreh se skuadra nuk duhet ta zërë euforia, pas tre sfidave të para pa humbje.
“Është një hap përpara pavarësisht se është barazim. ne hymë pjesën e parë me një mënyrë standarde. Për sa i përket pjesës së dytë treguam një dominancë. Ndërsa ai goli i anuluar i shkon ekspertëve për ta analizuar. Ne kemi rezervat tona.
E kemi thënë që kemi hyrë optimist. Tre rezultate të kënaqshme në tre javët e para nuk duhet të na bëjë euforik, por të na shtojë zellin.
Është herët për t’u nxituar. ne nuk duam të nxitohemi. Është rezultat i kënaqshëm pavarësisht padrejtësive që mund të bëhen. Kjo nuk e zbeh aspak impenjimin tonë”, u shpreh drejtoi sportiv.
Arena e Lajmit