Trajneri i Turbinës karikon skuadrën: S’duhet diskutuar fitorja kundër Besëlidhjes

Turbina është gati për sfidën e sotme ndaj Besëlidhjes në orën 15:00 në stadiumin e Cërrikut. Përpara këtij takimi, trajneri Adriatik Faslliu, që bën edhe debutimin në pankinën e verdhë, foli me shumë optimizëm për “Panorama Sport”, teksa pret vetëm fitore nga skuadra.

Turbina

“Do të nisim kampionatin në fushën tonë ndaj një ekipi si Besëlidhja, por nuk duhet ta diskutojmë fitoren.

Nuk ka rrugë tjetër, përveç tri pikëve, të cilat na japin shumë dorë dhe na ngrenë moralin për vazhdimësinë në kampionat.

Skuadra është e re dhe e përforcuar shumë në çdo repart.

Më kënaq ky grup lojtarësh që kam në dispozicion. Ardhja e portierit Laroshi na ngrohi shumë dhe na bën optimistë për ecurinë e mëtejshme.

Në skuadër ka konkurrencë të madhe dhe nuk e kam të lehtë të përzgjedh formacionin, pasi të gjithë futbollistët janë cilësorë. Shpresoj që të kënaqim tifozët”, ka thënë dje Faslliu.

MARIGLEN MIRAKA – Arena e Lajmit


Trajneri i Turbinës karikon skuadrën: S’duhet diskutuar fitorja kundër Besëlidhjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook