“Ajo tha Po”- Ylli i Çelsit i propozon për martesë Miss Universit (FOTO)

Ylli i Çelsit, Kepa Arrizabalaga i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Andrea Martinez.

kepa andrea martinez8

Miss Universe Spain në vitin 2020 i ka thënë “Po” propozimit të futbollisit. Çifti janë në një lidhje prej kohësh dhe konfirmuan romancën e tyre në janar. Dhe tani duket se do kurorëzojnë dashurinë në martesë shumë shpejt.

kepa andrea martinez

30-vjeçarja fitoi Miss Universe Spain në 2020 dhe konkurroi Miss Universe në Las Vegas. Përveçse është modele, ajo është edhe një ish-basketbollite e talentuar.

Në vitin 2006, ajo u zgjodh për ekipin spanjoll të basketbollit U-15. Kepa njoftoi fejesën mbrëmjen e së enjtes në rrjetet e tij sociale.

“Ajo tha PO”, shkroi lojtari 27-vjeçar, duke ndarë lajmin e lumtur me fansat e tij.

Martinez komentoi duke shkruar: “Po! Po! Po! Unë të dua gjithmonë”.

kepa andrea martinez1

Mes dashamirësve ishte edhe ish-portieri dhe drejtori teknik i Çelsit, Petr Cech, i cili shkroi ‘Enhorabuen’, që në spanjisht është ‘Urime’.

Ndërkohë që lidhja u konfirmua në janar, kjo nuk është një romancë e stuhishme me çiftin që përflitet se ishin në lidhje prej disa kohësh përpara se të dilnin publikisht.

andrea martinezandrea martinez1kepa andrea martinez2kepa andrea martinez3kepa andrea martinez4andrea martinez2kepa andrea martinez5andrea martinez3kepa andrea martinez6

 


“Ajo tha Po”- Ylli i Çelsit i propozon për martesë Miss Universit (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook