Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka publikuar një video nga rruga “Xhon Belushi” në zonën e Freskut, ku thotë se ka filluar asfalti elektoral
Këlliçi shkruan se bëhen punime pa tender dhe paratë hidhen rrugëve. Sipas tij, një përdorim barbar i shtetit për zhurmë elektorale.
“Filloi asfalti elektoral.
Ndodhemi në Rr. “Xhon Belushi” në Fresk.
Punime pa tender. Para që hidhen rrugëve. Asnjë tabelë që njofton afatet e punimeve, kush paguan, sa kushton.
Një përdorim barbar i shtetit për zhurmë elektorale.
1 herë në 4 vjet punon bashkia, dhe atëherë për të na hedhur hi syve.
Mirëpres të gjitha denoncimet tuaja për asfaltin elektoral. Këtë betejë për Tiranën e kemi bashkë”, shkruan Këlliçi.