Ishte në “Sunny Hill” në Shqipëri, Tananai një tifoz i çmendur pas Interit! Përgatitet për të performuar në skenë me himnin e zikaltërve (VIDEO)

Tananai, këngëtari i njohur italian i cili performoi në Sunny Hill Festival në Tiranë muajin e kaluar, duket se është një tifoz i çmendur pas Interit.  

Këtë e ka treguar vetë ai, gjatë provave të koncertit që do të mbajë mbrëmjen e sotme në Bergamo, Itali. Tananai, emri i vërtetë i të cilit është Alberto Cotta Ramusino, luajti këngën himn të skuadrës së Interit, duke konfirmuar pozicionin si një fans i vërtetë i skuadrës së Seria A. 

Kujtojmë se Tananai dhuroi një spektakël të vërtetë në ‘Sunny Hill Festival’  në Tiranë, ku këndoi së bashku me Fedez.

Tananai është një artist mjaft i njohur në Itali. Në mars 2021, ai publikoi këngën “Baby Goddamn”, e cila u bë virale në Spotify , e ndjekur nga kënga “Maleducazione” dhe kënga “Le madri degli altri”, të përfshira në albumin “Disumano” të reperit italian Fedez. Ai gjithashtu ka marrë pjesë edhe në Festivalin Sanremo në edicionin e tij të 72-të me këngën “Sesso caseale”.

Arena e Lajmit


Ishte në “Sunny Hill” në Shqipëri, Tananai një tifoz i çmendur pas Interit! Përgatitet për të performuar në skenë me himnin e zikaltërve (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook