Nga zgjedhjet tek qeveria/ “Për kreun e SPAK Rama nuk fitoi”, Rakipllari: 14 maji një mundësi për të vendosur ekuilibrat! Regjimi do vazhdojë të rrisë votat për shkak…

Rakippllari

Në emisionin “Open” në News24 u fol për zhvillimet më të bujshme gjatë 2022 që përfshinë vendin tonë.

Në fokus të bisedimeve ishin edhe zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike.

Drejtori i “News24” dhe “BalkanWeb”, Robert Rakipllari gjatë bisedës në studio u shpreh se vula e PD-së mund të mbetet aty ku është, duke theksuar se në vendin tonë regjimi vijon të rrisë votat, ndryshe nga çfarë ndodh në vendet demokratike normale.

“Besoj se vula do të mbetet aty ku është, do të vazhdojë paradoksi i regjimeve që iu rriten vota. Në vendet normale demokratike mund të fitojnë një mandat të dytë, por me vota të ulëta, ndërsa këtu regjimi vazhdon t’i rrisë votat”, u shpreh ai.

Më tej drejtori i “News24”, Rakipllari u shpreh se kreu i PD, Sali Berisha i ka shfaqur idetë e tij dhe se në mënyrën e tij po bën politikë, ndërsa nga ana e Alibeajt nuk është parë aspak që ky i fundit të bëjë politikë.

“Në këtë vend kushdo ka të drejtë të futet në zgjedhje dhe të bëjë politikë.  Problemi është se nuk po bën politikë dhe nuk kemi asgjë të qartë, se çfarë idesh ka. Berisha bën politikë me mënyrën që bën ai, ka shpallur kandidatët, thotë do të bëjmë revolucion. Pra ka një politikë që po e bën. Alibeaj nuk bën politikë fare, por kapet tek sigla. Çdokush po të dalë me fytyrën e vetëm programin e vet dhe të hyjë në zgjedhje edhe kundër Berishës po të dojë. 6 marsi e ka mbyllur historinë”, tha më tej ai, duke shtuar: “Duhet të paktën të mos kemi një pushtet lokal të vetëm një partie politike. Një gjë pozitive që mund të presim është fakti që për kreun e drejtimit të SPAK nuk fitoi kryeministri. Do të kemi një frymë tjetër të drejtësisë të SPAK për të goditur në çështje të mëdha, afera korruptive që këtu janë sheshit. Zgjedhje janë një mundësi për ekuilibri pushteti dhe fryma e re në SPAK mund të ndikojë në politikë. Ndërsa idetë e kryeministrit për amnistinë fiskale, apo bastet nuk besoj të kenë ndonjë mundësi për të ndryshuar diçka nga e gjithë pikëpamja e politikës në Shqipëri.

Pjesë nga biseda në studio:

Redi Shehu: Nëse Berisha nuk merr vulën është i detyruar të shkojë në stanin e Ilir Metës. Unë them që çështja e vulës do të vazhdojë.

Hila: Me vulë pa vulë Berisha do të futet në koalicion me Metën. Zgjatja e vulës dhe flamurit i intereson fraksionit Basha Alibeaj sepse vetëm PD e reformuar arriti të merrte një shportë votash. Kalimi në kampin e zotit Meta e dobëson shumë Berishën, kam idenë që do t’ja ulë peshën e votës. Më të motivuar mund të jenë këta të LSI. Në optikën amerikane mendoj që rruga e opozitës është një rrugë e gjatë, ata janë investuar tek fraksioni Alibeaj-Basha. Besoj në 2029 opozita të jetë realisht kërcënim për Ramën.

Lubonja: Besoj se në 14 maj do të ketë garë, por nëse do të përmbyset situata nuk e dimë. Kanë dalë ca opozita të tjera, dhe duhet të shtrojmë pyetjen se si ka mundësi që edhe këta me këtë pakënaqësi të madhe me të dy palët, si ka mundësi që shqiptarët ngelën tek PS apo tek Berisha. Duhet të lindë diçka e re që edhe shqiptarët të shkojnë diku tjetër. Besoj që është një kulturë patriarkale dhe një arsye kryesore besoj që është se ka një sistem që nuk lejohet të ndërtohet diçka e re që e ka kapur Rama plotësisht. Ndërsa më herët e kishin të tre bandat dhe ishte më mirë besoj. Më 14 maj do të forcohet akoma më shumë tendenca e kapjes së të gjitha pushteteve dhe të opozitës që Rama i ka kapur pjesërisht, se këta që thonë jam me amerikanët janë gjysmë të kapur.

Nga zgjedhjet tek qeveria/ “Për kreun e SPAK Rama nuk fitoi”, Rakipllari: 14 maji një mundësi për të vendosur ekuilibrat! Regjimi do vazhdojë të rrisë votat për shkak…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook