“Pakoja e madhe”, akademiku Fuga: Plan strategjik i qeverisë! Term i gabuar, s’kemi të bëjmë me dhuratë, por paratë e shqiptarëve

454545

Në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, i ftuari i parë ishte akademiku Artan Fuga, i cili bëri një analizë për zhvillimet në vend.

Fuga foli për “Pakon e madhe” të qeverisë për fundvit, të cilën e cilësoi si një një pako me të cilën njerëzit mund të kalojnë vetëm dy apo tre darka.

Ai tha se termi i përdorur “pako”, është i gabuar pasi nuk bëhet fjalë për dhuratë, por me paratë e shqiptarëve.

Në tre nivele e kam parë, është zakon në komunikimin  e qeverisë që një masë shoqërohet me një artikulim që krijon probleme. Nocioni “pako” mua nuk më pëlqen fare, sepse “pako” ka sensin e dhuratës dhe këtu nuk kemi të bëjmë me dhuratë por me paratë e shqiptarëve. Nuk ka asnjë dhuratë që vjen nga qielli, dhe në një farë mënyrë infaktivizion hapësirën publike.

Janë terma që përdoren në Shqipëri, por janë metaforik, në formën e miteve. Edhe ana komunikatave fsheh ose zbulon diçka. Njerëzit marrin çdo gjë, ne marrim çdo gjë, sepse në atë vështirësi ekonomike që janë, qoftë dhe për të kuar ato ditë festë. Unë them se ajo që është dhënë, është dhënë në ato nivele që kam parë, janë të mjaftueshme për të kaluar ato dy apo tre darka që bëjnë njerëzit, më shumë vlerë nuk ka.

Duhet të dimë që politikat ekonomike për të rritur fuqitë blerëse të shqiptarëve, kërkojnë konceptim krejt tjetër nëse duam që Shqipëria të zhvillohet. Fakti që jepen me grimca, më duket se në këtë plan strategjik nuk sjell asgjë”, tha Fuga.

“Pakoja e madhe”, akademiku Fuga: Plan strategjik i qeverisë! Term i gabuar, s’kemi të bëjmë me dhuratë, por paratë e shqiptarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook