“Vëllai im, Pol Pogba, ka paguar një shtrigan që t’i bëjë magji Kilië Mbapesë, pasi e ka pasur gjithmonë zili atë dhe ka dashur që ta dëmtojë. Prandaj i dashur Kilië, unë kurrë nuk kam pasur dhe nuk kam asgjë me ty, thjesht doja që të dije këtë fakt të turpshëm.
Nuk është kurrë mirë të kesh një hipokrit dhe një tradhtar pranë vetes”. Ka qenë kjo deklarata e bujshme e Matias Pogba, vëllait të mesfushorit të Juventusit, i cili ka hyrë në një luftë të hapur me Polin, ku në mes janë paratë, por edhe armët me të cilat duket se është kërcënuar për ryshfet ish-lojtari i Junajtid.
Dhe nga Franca raportojnë se Mbape e ka marrë seriozisht këtë histori, aq sa i ka telefonuar Pol Pogbasë për sqarime mbi faktet, por një telefon ia ka bërë edhe Matiasit.
Arena e Lajmit