Renditja e Superiores/ Nga surpriza Erzeni te kriza e Kukësit, ja si ndryshon situata pas ndeshjeve të së shtunës

Ndeshjet e ditës së shtunë në Superiore kanë konfirmuar se ky kampionat do të jetë i rivalizuar në luftën për çdo pozicion në renditje pasi të gjithë mund t’i marrin pikë të gjithëve. Edhe Erzeni, një skuadër e kuotuar nga shumëkush si kandidate për rënien nga kategoria, po tejkalon çdo lloj parashikimi.

superiore

Shijakasit e kthyer pas shumë vitesh në elitë dhe të formatuar të fundit mes ekipeve të Superiores, kanë barazuar 0-0 ndaj Teutës sot dhe e shohin veten për momentin në vendin e tretë më 5 pikë, ende të pamposhtur. Ndërsa durrsakët vazhdojnë e notojnë në zonën e rrezikshme të klasifikimit, ashtu si një vit më parë.

Kastrioti ka treguar se me blerjet e reja është një skuadër ndryshe, ose të paktën mund t’i ofrojë trajnerit Çela më shumë opsione për të ndërtuar lojën që bën kjo skuadër. Fitorja ndaj Kukësit e largon nga fundi, ndërsa zhyt pikërisht verilindorët të cilët mbeten nga të paktat skuadra të cilat nuk kanë shijuar ende fitoren në këtë edicion dhe për momentin, nga pretendentë për titull, kanë përfunduar në zonën e mbijetesës.

REZULTATET

E premte, 2 shtator
Tirana-Vllaznia 1-2

E shtunë, 3 shtator
Erzeni-Teuta 0-0
Kukësi-Kastrioti 1-2

E diel, 4 shtator
Laçi-Egnatia 15:00
Bylis-Partizani 15:00

asdasddsdasdasdasd

Arena e Lajmit


Renditja e Superiores/ Nga surpriza Erzeni te kriza e Kukësit, ja si ndryshon situata pas ndeshjeve të së shtunës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook